Këndellet Juventusi, gabon sërish Interi

22:58 | 21 Prill 2021

Juventusi e ka mundur 3-1 Parmën në shtëpi, derisa Interi ka barazuar 1-1 me Spezian në udhëtim.

Pas humbjes nga Atalanta, Juventusi i është rikthyer fitoreve në Serie A.

Zonja e Vjetër e ka mundur 3-1 në shtëpi me përmbysje Parmën.

Juve pranoi gol në minutën e 25’, por ende pa u kryer pjesa e parë barazoi Alex Sandro.

Me të filluar pjesa e dytë, shënoi sërish Sandro për 2-1, derisa në minutën e 68’, realizoi edhe De Ligt, për 3-1.

Juve tani ka shkuar në kuotën e 65 pikëve në vendin e tretë.

Interi në anën tjetër ka gabuar, duke barazuar 1-1 në udhëtim me Spezian.

Është barazimi i dytë pas atij me Napolin, megjithatë, vazhdon të jetë lider në Serie A.

Dy golat u shënuan në pjesën e parë, Farias për vendasit e Perisic për mysafirët.

Interi tani është 10 pikë larg përcjellësit më të afërt, Milanit, çka do të thotë se titulli është rrugës së duhur.

Komento: