
Këngëtari i njohur anulon shfaqjen pasi diagnostikohet me pneumoni.
Enrique Iglesias është detyruar të tërhiqet nga festivali “Tecate Emblema” pas kontraktimit të pneumonisë.
Krijuesi i hitit “Hero” duhej të mbyllte natën e parë të festivalit muzikor dy-ditor në Mexico City të shtunën, por u tha fansave se ishte urdhëruar të bënte ‘pushim’ dhe i ishte ndaluar të fluturonte.
Në një deklaratë të shpërndarë në gjuhën spanjolle në llogaritë e tij në rrjetet sociale, Enrique shkroi: “Të dashur fansa, do të jetë e pamundur për mua të paraqitem në shfaqjen sonte në Meksikë”.
“Unë kam pneumoni dhe mjekët më kanë këshilluar pushim dhe më kanë ndaluar të hipja në aeroplan”, theksoi ylli i famshëm.

