Këngëtarja shqiptare përjeton momentin më të mirë, bëhet nënë për herë të parë

15:35 | 16 Korrik 2021

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë.

Këngëtarja shqiptare, Orinda Huta dhe prezantuesi i njohur, Turjan Hyska, janë bërë prindër për herë të parë të enjten e 15 korrikut.

Ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzuan me emrin Atara.

Lajmi u bë i ditur nga vet dyshja përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku konfirmuan se Orinda dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë.

Turi ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram” një fotografi me vajzën në krah pas lindjes, duke shkruar me shaka në mbishkrimin e saj: “Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani”.

I njëjti më pas ka fotografuar edhe bashkëshorten e tij, Orindën, me vajzën e porsalindur, teksa marrin një sy gjumë.

Komento: