Keni bërë plane për sot? – Mos dilni pa e parë motin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Keni bërë plane për sot? – Mos dilni pa e parë motin

08:35 | 09 Nëntor 2019

Moti sot në Kosovë.

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të kemi mot të vranët dhe intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi.

Sipas institutit, këto reshje të parashikuara për këto ditë nëntori kanë ndikuar sado pak në rritjen e niveleve të ujit në liqenet akumuluese dhe në fushën e bujqësisë.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme po thuaj për të gjitha kategoritë e njerëzve, meqë në fushat barike kemi vlera rreth normales.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!