Keni fjetur bashkë me foshnjën? Ky është gabim i madh, shton rrezikun për vdekje

17:09 | 11 Mars 2019

Foshnjat janë vënë në rrezik për vdekje, për shkak të bashkë-fjetjes me prindërit e tyre.

Rreth 40 për qind e prindërve kishin pranuar se kishin bashkë- fjetuar me foshnjat e tyre në një divan me ta edhe pse kishin pirë duhan apo ndonjë lëndë që është e papëlqyeshme për foshnjat, gjë qe shkakton rrezik të madh, përcjell ORAinfo.

133 bebe vdesin një vit në situata bashkë-gjumi.

Sipas një rezultati te nxjerrë nga Jenny Ward, Drejtorit Ekzekutiv i Trustit Lullaby tha se, në shumicën e rasteve nuk planifikojnë të bashkëflejn me ta por bien në gjumë pa dashje.

“Ne kemi folur me prindër dhe u kemi thënë që të mos flenë në të njëjtin divan apo shtat me foshnjat e tyre por realitet është se shumicën e rasteve nuk planifikojnë të bashkëfjetur me ta por bien në gjumë pa dashje”

Nëse u jepet këshilla e duhur prindërve, atëherë ato do t’i ndihmojnë për të zbutur ato rreziqe dhe për të zvogëluar mundësinë e SIDS (Sindromi i Vdekjes së Papritur i Foshnjave). /ORAinfo/

Komento: