Keni planifikuar të bë plazh? Nesër do të jetë mot i nxehtë

17:58 | 12 Shtator 2020

Vera s’ka mbaruar, nesër do të jetë mot i nxehtë.

Nesër do të mbajë mot me diell. Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Sa i përket reshjeve, në bazë të parashikimeve sinoptike nuk parashihet të kemi fare në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa gjysma e dytë e shtatorit, kryesisht dekada e tretë e muajit parasheh ndryshim të kushteve meteorologjike.

Ka tendenca të ketë ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Komento: