“Keqpërdorime gjatë pandemisë”, AAK-ja kërkon hetim ndaj qeverisë Kurti

10:57 | 27 Maj 2020

AAK-ja kërkon hetim ndaj qeverisë për “keqpërdorime gjatë pandemisë”.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i bëri ftesë Prokurorisë së Kosovës të nisë hetimet ndaj Qeverisë së Kosovës, për siç thotë ajo, për keqpërdorime gjatë kohës së pandemisë.

“Krahas shumë dështimeve në menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga kaosi i orarit për lëvizje, dy shkeljet e Kushtetutës së Kosovës, lejimin e kalimit të kufirit pa kontrolle të mjekëve e nga vendet fqinje dhe ndalimin e riatdhesimit të shtetasve të Kosovës, pranimin e testeve nga Serbia, Qeveria e shkarkuar dhe Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht të hetohet për keqpërdorim masiv të fondeve, shkelje të procedurave të prokurimit, favorizim të firmave e kompanive të afërta me Ministra të Qeverisë së shkarkuar etj”, thuhet në komunikatën e GP të AAK-së.

Sipas tyre, blerja e dorezave në vlerë 20 euro dhe e dezinfektuesve në vlerë 40 euro, janë puro korrupsion.

“Lidhjet e dyshimta njerëzve rreth tenderëve dhe fituesit e këtyre fondeve duhet urgjentisht të hetohen nga Prokuroria e Shtetit”, përfundon komunikata.

Komento: