
Sot, rreth orës 15:40, në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime është raportuar një incident në një nga dhomat e votimit.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.
“Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ” Naim Frashëri” në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit.I dyshuari është identifikuar si B. V”, thuhet në njoftim.
Tutje, Veseli shtoi se hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ” Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor.