Kërcënohet Zafir Berisha, policia nis hetimet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kërcënohet Zafir Berisha, policia nis hetimet

16:32 | 26 Nëntor 2020

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zafir Berisha është kërcënuar.

Policia e Kosovës ka nisur ta hetojë rastin.

Lajmin për kërcënimin e Berishës e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media.

“Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është z. Zafir Berisha”, thuhet në reagimin e MPB’së.

Ndërkohë, MPB ka demantuar lajmin që u raportua në media se është kërcënuar zëvendësministri Ildiray Bayram.

Komento: