Kërkesa për urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiq u parashtrua nga Prokuroria Speciale

13:01 | 07 Dhjetor 2023
kerkesa-per-urdherarrest-ndaj-milan-radoiciq-u-parashtrua-nga-prokuroria-speciale

Prokuroria Speciale e ka parashtruar kërkesën për lëshimin e urdhërarrestit nga ana e Interpolit, për organizatorin kryesor të agresionit të Banjskës, Milan Radoiçiq.

Kështu ka deklaruar  kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj.

Isufaj tha se do të parashtrohet edhe kërkesa ndaj 11 sulmuesve të tjerë të Banjskës.

“Ne do të bëjmë kërkesa edhe ndaj atyre, që nuk kemi mundësi t’i arrestojmë, brenda territorit”, tha Isufaj për Klan Kosova.

Më 24 shtator si rezultat, i sulmit terrorist nga një grup i armatosur serb, u vra polici Afrim Bunjaku.

Gjatë operacionit u vranë edhe tre pjesëtarë të grupit terrorist.

Po ashtu u arrestuan edhe tre të tjerë, anëtarë të këtij grupi./Front Online

Komento: