Kërkesë e madhe për testim në laboratorët privatë, premtohet se nuk do të ketë kurdisje të çmimeve

20:44 | 11 Gusht 2020

Qytetarë të shumtë po interesohen të kryejnë testimet për koronavirus në laboratorët privatë.

Zemaj dhe Prestreshi, premtuan se nuk do të ketë kurdisje të çmimeve nga laboratorët privat.

Zgjodhi të paguajë për ta bërë testin për Covid, por nuk ia arriti.

Por, ndryshe nga ky qytetar të tjerët që iu drejtuan këtij laboratori privat në Prishtinë, patën mundësi të testohen.

Ministria e Shëndetësië, të hënën ka licencuar rreth 30 laboratorë privat, për t’i bërë këto testime.

Edhe nevoja për ta bërë këtë test, duket se është e madhe.

Vetem deri në orën e pasdites së të martës, këtu 120 pacientë, zgjodhën ta bëjnë testin serologjik, për Covid 19.

“Qysh dje kemi pas numër te madh të të interesuar. Ne bëjmë testime serologjike, full diçka….jane ato metoda që pranohen nga MALI i ZI, jo nga Maqedonia.” Tha Mentor Kurshumliu, Laboratori “ProLab”.

Kurshumliu, ka folur edhe për çmimin që pacientet duhet të paguajnë për ta bërë këtë lloj testimi.

“Duhet te jemi të qartë, ne nuk ofrojmë teste rapide, këto janë teste laboratorike, me ndjeshshmeri, qe kosto e tyre eshte me e lartë. 20 euro, per antitrup, i kemi antritrupat ndaras IKG personi qe dëshiron t’i punojë të dyjat, 40 euro.”

Por, si bëhët testimi për Covid 19, tek këto laboratore private?
E për të folur për çmimet që duhet t’i paguajnë qytetarët për t’i bërë këto teste, para gazetarëve dolën edhe ministri i shëndetesisë, Armend Zemaj, dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi.

Zemaj ka kërkuar nga laboratorët e licencuara, t’i përmbahen rregullave të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ky proces do të monitorohet nga të gjitha autoritet vendimmarrëse. Duhet të sigurohemi që nuk do të bëjnë marrëveshje për çmime.“…i ftoj institucionet e licencuar që tu përmbahen rregullave, që të evitohen sanksionet deri te marrja e licencave.” Tha Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë

Kurse kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, ka garantuar se autoriteti që e udhëheq, do ta monitorojë këtë proces, duke mos lejuar kurdisje të çmimeve.

“Iu bëjë thirrje institucioneve të licencuara që caktimi i çmimit të bëhet në mënyrë të pavarur, të mos dëmtohen qytetarët” tha Valon Prestreshi, AKK
Të hënën, Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se ka licencuar 29 laboratore private, ku 27 prej tyre do të kryejnë testime serologjike ndërsa vetëm 2 do të kryejnë teste me metodën RT – PCR.

Ndërkohë, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE ka parashtruar kërkesën për qasje në dokumente publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë, për materialet dhe dosjet e dorëzuara nga të gjitha institucionet private shëndetësore të cilat kanë bërë kërkesë për licencim.

Komento: