Kërkohen më shumë sqarime për premtimet e Rizvanollit

23:43 | 19 Nëntor 2022

Ekspertët kërkojnë më shumë sqarime për premtimet e Rizvanollit.

Termoizolim, dyer e dritare të reja dhe izolim të kulmeve, në formë subvencionimi, mund të fitojnë qytetarët nga viti i ardhshëm.

Ato dhe pajisje efiçiente për ngrohje i paralajmëroi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli si masë për krizën energjetike.

Ekonomisti, Lulzim Beqiri, megjithëse e vlerëson idenë thotë se qeveritarët duhet të kenë plan afatgjatë për këtë çështje dhe jo të punohet me masa të përkohshme.

Masat për ulje të konsumit të rrymës i konsideron të nevojshme edhe eksperti energjisë Lulzim Syla, anise pranon se mund të gjendej një formë më e thjeshtë e transmetimit të tyre tek qytetarët.

Përveç, programeve ekzistuese viti i ardhshëm do të sjellë 30 milionë euro më shumë investime në efiçiencë të energjisë, një pjesë e të cilës parashihet të financohet nga fonde të zotuara nga BE-ja.

Komento: