Kërkohet anulimi i Sunny Hill në Gërmi

14:40 | 02 Korrik 2022

Vjen reagimi i parë, kërkohet anulimi i Sunny Hill në Gërmi.

Drejtoresha Ekzekutive në Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani, ka reaguar pas lajmit që dha Komuna e Prishtinës për mbajtjen e Sunny Hill Festival sivjet në Parkun e Gërmisë.

Ramadani thotë se ka dëshmi se bërlloku I vitit të kaluar si shishet janë ende në Gërmi dhe mbajtjen e festivalit aty e quan “lajm të tmerrshëm”.

Këtë reagim Ramadani e ka bërë në profilin e saj në Facebook ku shkruan, “shume keq qe kaq pak e mbrojme mjedisin dhe kafshet e egra n’kete vend”.

Reagimi i saj i plotë:

Lajm i tmerrshem!

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve do te kerkoje shume shpejte qe te anulohet ky vendim dhe autorizim qe ta monitoroje procesin sepse vitet e kaluara e kane knaqe krejt keta qe e dojne vendin e vet. Ende shishet dhe berllogu i tyre eshte ne parkun e Germise. Kam foto dhe deshmi per keto.

Shume keq qe kaq pak e mbrojme mjedisin dhe kafshet e egra n’kete vend.

Komento: