Kërkohet dëmshpërblim për qytetarët që u arrestuan gjatë epidemisë

09:37 | 01 Qershor 2020

Avokati i Popullit kërkon dëmshpërblimin e qytetarëve që u arrestuan gjatë epidemisë.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, vlerëson se qytetarët e Kosovës të cilët gjatë periudhës së shtrëngimit të masave për parandalimin e pandemisë Covid-19, janë ndëshkuar për shkak të mosrespektimit të këtyre masave, duhet të pezullohen.

Jashari thotë se shteti duhet që këta qytetarë, të cilët u ndaluan dhe u dënuan, t’i dëmshpërblejë.

Sipas tij, gjobitja apo edhe arrestimi i qytetarëve për shkeljen e masave që tha se janë shpallur jokushtetuese është shkelje e të drejtave të njeriut.

Në një intervistë për KosovaPress, Jashari deklaron se problematike do jetë mënyra e kompensimit të këtyre qytetarëve.

“Padiskutim që bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të njeriut sepse është cilësuar edhe nga vetë Gjykata Kushtetuese dhe e dyta po iu takon një kompensim sepse bëhet fjalë për veprime të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese që iu takon një lloj kompensimi qytetarëve pavarësisht sa është numri i tyre më duket që kalon 1 mijë e ca individ… patjetër që po nuk mund të kenë efekt të drejtëpërdrejtë në qytetarin, nuk mund të zbatohen si të tilla kjo është mëse evidente. Mirëpo, problemi se si do kompensohen qytetarët për këto masa që janë shqiptuar ose edhe arrestuar sepse ka pasur edhe raste të arrestimit të qytetarëve siç thash numri është mbi 1 mijë prandaj kjo përbënë shkelje të nenit 5 dhe 6 të Konventës Evropiane dhe si të tilla duhet të kompensohen nga shteti sepse janë shkelje të të drejtave të njeriut”.

Komento: