Kërkohet ndihmë për gjetjen e gruas së zhdukur nga Prishtina – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kërkohet ndihmë për gjetjen e gruas së zhdukur nga Prishtina

14:06 | 08 Nëntor 2019

Gruaja nga Prishtina raportohet e zhdukur, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj.

Remzie Mustafa tash e disa kohë është raportuar e zhdukur.

Për të është bërë thirrje që kushdo që e sheh, të raportojë në numrin e shënuar më poshtë, shkruan lajmi.net.

Për Remzien janë shpërndarë edhe fletushka në Prishtinë, ku luten të gjithë qytetarët të cilët mund të kenë informacione për vendndodhjen e saj, t’i japin ato.

Ajo ka flokë të bardha, veshur një jelek të zi, trenerka ngjyrë hiri, dhe patika të zeza.

Të gjithë ata që mund ta kenë parë, luten të lajmërohen në numrin: 044 22 66 78.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!