Kërkohet paraburgim për babain e Albert Krasniqit

16:27 | 28 Janar 2021

Kërkohet parabur’gim për Skender Krasniqin, babain e Albert Krasniqit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Kri’meve të Rënda, më 27 janar 2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.K., dhe ndaj të njëjtit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Vr’asja e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Personi i lartcekur, dyshohet se më 27 janar 2021, rreth orës 17:00, me armë zjarri ka privuar nga jeta personin me inicialet A.K., (djalin e tij), në garazhin e objektit banesor të tyre, nga motive të panjohura deri më tani”, thuhet në njoftim.

I është dhënë lamtumira e fundit ish-anëtarit të labelit Babastars, Albert Krasniqit.

Ai është varrosur sot (28 janar) në varrezat e kryeqytetit.

Në varrimin e Krasniqit është parë edhe ish-bashkëshortja e tij, Besa Gashi e vajza e tyre.

E ëma e të ndjerit është parë teksa është alivanosur.

Dyshohet se Albert Krasniqi u vr’a mbrëmë nga babai i tij, Skënder Krasniqi.

Për Insajderin, ka folur avokati i familjes, Ramiz Kelmendi i cili ka thënë se vr’asja ka qenë aksidentale.

Komento: