Kërkohet shkarkimi i Nagelsmann para se të fillojë sezoni

12:36 | 01 Gusht 2021

E bujshme, tifozët e Bayern Munich kërkojnë largimin e Nagelsmann!

Nëse moti i bukur dallohet që në mëngjes, atëherë sezoni i Bayern Munich, i pari me Julian Nagelsmann në stol rrezikon të jetë një dështim epokal. Fati i trajnerit gjerman është se thënia e famshme nuk është një verdikt. Humbja e pësuar me Napolin me shifrat 0-3 ka acaruar tifozët e kampionëve të Gjermanisë. Pa rezultate dhe me një konsideratë jo të mirë nga tifozët për shkak të së shkuarës së tij tek Munich 1860, tekniku 34-vjeçar po merr që tani mbi vete në rrjetet sociale hashtagun #NagelsmannOut.

Më shumë se dy gola të pësuar mesatarisht në katër ndeshjet përgatitore deri më tani , tre humbje dhe një barazim edhe pse pa vlerë pikësh janë rezultatet qe kanë vendosur në vështirësi trajneri e ri të “die rotten”. Pas disfatës 2-3 kundër Këlnit dhe barazimit 2-2 ndaj Ajaksit, në harkun kohor të tre ditëve ekipi i Nagelsmannit u mposht fillimisht 0-2 nga Moenchengladbach dhe më pas 0-3 nga Napoli i Spallettit.

Eshtë e çuditshme të shohësh një luftanije si ajo bavareze të marrë ujë kaq lehtë, aq më tepër duke pasur parasysh se tashmë ka në stol një nga trajnerët më premtues në skenën evropiane , me ish teknikun e Leipzig që pasoi Hansi Flickun. Patjeter duhet kohë edhe për Bayern që të përshtatet me idetë Nagelsmann, por opinioni negativ i tifozëve mund të bëhet gjithashtu një faktor problematik gjatë sezonit.

Sipas gjykimit të tifozëve bavarezë dy mëkate të mëdha janë mbi kokën e Nagelsmann, që për hir të së vërtetës nuk shquhet për simpatinë e tij, mëkatet janë: mungesa e trofeve dhe mbi të gjitha e kaluara tek Munich 1860. Në ndeshjen ndaj Ajaksit u shfaq edhe një flamur kundër trajnerit për këtë arsye, duke e etiketuar si derr. Pas nokautit kundër Napolit furia e tifozëve është shfaqur menjëherë në rrjetet sociale dhe hashtagu #NagelsmannOut po kthehet në trend në Gjermani.

Komento: