Kërkohet të anulohet ky sezon i futbollit në Itali

16:42 | 30 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit.

Presidenti i skuadrës së Brescias që garon në Serie A, Massimo Cellino, ka nisur një mesazh për ministrin e Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora.

Cellino ka shprehur mendimin e tij se është e domosdoshme që të anulohet sporti në Itali, pas gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

“Është e domosdoshme që ta anulojmë futbollin”, ka thënë Cellino për ‘Corriere dello Sport’, transmeton lajmi.

“Por, ne ndoshta duhet të presim që ministri të na thotë këtë”, shtoi presidenti i Brescias.

“Duhet ta them: SEZONI KA MBARUAR. Ne shpresojmë të jemi gati për të rifilluar sezonin tjetër; do të ishte gjë e mirë”, tha ndër të tjerash Cellino.

Brescia është në fundin e tabelës së Serie A, me nëntë pikë larg zonës së shpëtimit.

Komento: