Kërkojnë paga mbi 350 euro, punëtorët e sektorit privat paralajmërojnë protesta – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kërkojnë paga mbi 350 euro, punëtorët e sektorit privat paralajmërojnë protesta

18:54 | 08 Nëntor 2019

Punëtorët e sektorit privat po kërkojnë që paga e tyre të rritet deri mbi 350 euro.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës sot mbajti takim me kryetarë të disa shoqatave sindikale, ku u bisedua për gjendjen e keqe të punëtorëve të këtij sektori.

Në këtë takim u tha se ka ende kushte të këqija të punës dhe punëtorë që paguhen ende me pagë 130 dhe 170 euro.

Ne këtë takim të SPSPK-së u vendos që nga java e ardhshme të fillohet me protesta dhe greva, duke kërkuar kushte me te mira të punës dhe paga mbi 350 euro./KsP/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!