Këshilli Grevist arrin në Qeveri, nis takimi me Kurtin

09:08 | 13 Shtator 2022

Këshilli Grevist i BSPK-së ka arritur në Qeverinë e Kosovës për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në takim prezent është Kryetari Sindikatës së Bashkuar për Arsim, njëherit Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, ani pse para disa ditësh Kurti kishte thënë se s’do ta takojë.

Kurti në një konferencë për media para dy jave, kishte deklaruar se si kryeministër e takon vetëm kreun e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura (BSPK-së) Atdhe Hykollin, dhe jo liderë sindikal të tjerë ndaras.

Në anën tjetër kreu i SBASHK, Rrahman Jasharaj gjatë javës së kaluar disa herë kishte kërkuar dialog me Qeverinë, por ai kishte përsëritur se nuk heqin dorë nga kërkesa për 100 euro.

BSPK dhe SBASHK, që nga 25 gushti, kanë hyrë në grevë, duke kërkuar ndarje të 100 eurove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Komento: