Këshilltari i Trumpit kërkon që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këshilltari i Trumpit kërkon që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt

09:28 | 15 Dhjetor 2018

Këshilltari për siguri i presidentit amerikan Trump, John Bolton, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt.

Ai këtë kërkesë e ka bërë në një takim me ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar ku ka biseduar për nevojën e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Bolton, përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se me ministrin e Jashtëm slloven kanë biseduar për sigurinë dhe ekonominë në Evropë, me ç’rast ka theksuar është biseduar për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim ministrin e Jashtëm slloven Miro Cerar. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Evropë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Bolton.

Komento: