Kështu dukej “Azrës” sa ishte në shkollë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kështu dukej “Azrës” sa ishte në shkollë

13:10 | 09 Tetor 2019

Është ndër aktoret me të dashura për publikun.

Alina Boz apo aktorja turko-ruse ka lindur në Moskë, Rusi. Nëna e Alinës Olga është ruse, ndërsa babai i saj është turk.

Aktorja e cila më shumë njihet me rolin e “Azrës”në serialin “Mos ma lësho dorën”, ka jetuar në Rusi deri në moshën 7 vjeçare, kurse në vitin 2005, ajo shkoi në Stamboll për shkak të punës së babait të saj.

Alina shkollën fillore e filloi në Rusi, kurse e përfundoi në një shkollë private në Turqi.

Si e vogël aktorja duket se ka qenë e ëmbël dhe e buzëqeshur. Për ta dëshmuar këtë më poshtë ju sjellim disa imazhe të veçanta të aktores sa ishte në shkollë. Gjatë shkollimit në Turqi, ajo filloi të merret edhe me vallëzim dhe teatër.

Alina është shumë e dashur për publikun edhe jashtë kufijve të Turqisë, së pari u bë e njohur në rolin e “Hazallit” në serialin “Paramparca”. Aktorja aktualisht është duke e luajtur rolin kryesor në serialin “Mos ma lësho dorën”. Me rolin e “Azrës” në këtë serial aktorja po pëlqehet tej mase.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!