Kështu dukej Edona vite më parë

17:40 | 20 Tetor 2019

Ajo ka kohë që pjesë e skenës muzikore.

Ajo tash e sa vite po i qëndron besnike stilit të muzikës si dhe stilit të veshjes, bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Edona Llalloshin.

Edona që nga fillimi i karrierës, arriti ta bëjë për vete publikun. Këngëtarja 40-vjeçare pëlqyehet dëgjohet nga të gjitha moshat, shkruan rtv21.tv.

Pa dyshim se janë vitet ato që bëjnë që secili të ndryshojë në pamje. Këto ndryshime vërehen edhe te Edona si, në stilin e flokëve, ndryshime në fytyrë, si dhe tani ka një stil ndryshe sa i përket veshjes.

Përveç sukseseve në punë, Edona gëzon edhe një jetë të lumtur familjare, ajo u martua në vitin 2012 me Gazmendin dhe ka dy fëmijë Doa dhe Nurin.

Ndryshe, “U bo çka u bo” është projekti i fundit muzikor që Edona ka sjellë. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani ka arritur mbi 800 mijë klikime në Youtube.

Komento: