Kështu dukej “Pajtesa” nuse, publikohen pamje nga martesa – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kështu dukej “Pajtesa” nuse, publikohen pamje nga martesa

13:24 | 10 Tetor 2019

“Pajtesa” kujton ditën më të lumtur të saj.

Njëra ndër aktoret më të përfolura në Kosovë është edhe Fiona Gllavica e njohur për publikun si Pajtesa. Aktorja luan në serialin “Çka ka shpija” në rolin e Pajtesës, shkruan rtv21.

Ajo ka postuar foto nga martesa e saj e cila ka mahnitur publikun me pamjen e saj. Të kesh një nuse të bukur si Fiona, duhet të kesh fat. Së fundmi, ajo ka përkujtuar ditën më të lumtur të saj me një foto të dasmës së saj.

Mund ta shihni se sa bukur duket Fiona me flokë të rregulluara, grim dhe vello. Bukuroshja në muajin korrik është martuar me Arbnor Pacollin. Ata janë kurorëzuar nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një ceremoni madhështore.

Aktorja është një personazh shumë i dashur për publikun Ajo e luan rolin e saj mjaft bukur kështu duke fituar zemrën e shumë shikuesve të serialit “Çka ka shpija”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!