Kështu duket shtëpija e Shyhretës dhe Engjit pas dekorimit për festat e fundvitit

19:21 | 10 December 2018

Këngëtarja Engjëllusha Salihu është vajza e këngëtares shumë të njohur të muzikës popullore shqipe, Shyhrete Behlulit.

Engji këto vitet e fundit ka marrë edhe profesionin e nënës dhe tani, nënë e bijë këndojnë këngë bashkë dhe janë të pranishme në shumë mbrëmje festive, përcjell ORAinfo.

Ajo shumë aktive edhe në rrjete sociale e sidomos në Instagram ku posedon me mijëra ndjekës.

Përmes dy imazhe që ka publikuar sot, Engjëllusha ka treguar se si e kanë dekoruar shtëpinë për festat e fundvitit. Si dhe ka treguar pemën e vitit të ri që është dekoruar me shumë shije. /ORAinfo/

Komento: