Kështu e festoi ditëlindjen e vjehrrës Marina

14:08 | 11 Nëntor 2019

Dje ka pasur festë në familjen e Getor Selimit.

Ditën e djeshme nëna e Getoarit, Florija festonte ditëlindjen dhe familja e reperit janë mbledhur së bashku për të festuar.

Sigurisht që bashkë me Getin ishte edhe bashkëshortja e tij, Marina.

Në foton e publikuar nga “Prive”, shihet nëna e Getit, vetë Geti, Marina, Liberiani (vëllai i reperit) dhe disa persona të tjerë.

Geti jeton në Tiranë prej një kohe të gjatë, por dje është rikthyer në Kosovë për të festuar ditëlindjen e të ëmës.

Kujtojmë që Getoari është shumë i përkushtuar ndaj familjes dhe ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me ta.

Komento: