Kështu e pret Edi Rama kryeministrin Hoti me kabinet: “O sa mirë me qenë shqiptar”

10:55 | 02 Tetor 2020

“O sa mirë me qenë shqiptar” – kështu e pret Edi Rama kryeministrin Hoti me kabinet.

Qeveria e Kosovës tashmë ka arritur në Tiranë, e ministrat e Hotit po shkruajnë për përshtypjet atje.

Kryeministri Avdullah Hoti është nisur bashkë me kabinetin e tij për takimin me qeverinë e Shqipërisë.
Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, tregon se në Tiranë u priten me flamuj të shumtë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Tirana sot e mbushur me flamurë 🇽🇰 dhe 🇦🇱. O’ sa mirë me qenë shqiptar!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Hoti ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar ku shihet bashkë me ministrat e LDK-së teksa udhëtonte me autobus drejt Shqipërisë për mbledhjen e dy qeverive.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë”, ka shkruar Hoti.

Deputeti i AAK’së ia radhit një varg ankesash Qeverisë Hoti

Mbledhja e dy qeverive pritet të fillojë në orën 12 e 45.

Komento: