Kështu e uron Ibrahimovic vetën për ditëlindje

21:25 | 03 Tetor 2020

Ibrahimovic uron vetën për ditëlindje.

Sulmuesi dhe ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka mbushur 39 vjet sot dhe si dhuratë ia ka blerë vetvetes një Porsche të re

Asi i kuqezive ka blerë Porsche 911 Heritage Design Edition dhe e ka postuar fotografinë e blerjes së tij më të re në Instagram ku ka 44.5 milionë ndjekës.

“Gëzuar ditëlindjen, Zlatan”, ka shkruar ai.

Ai ende nuk mundet ta vozitë atë megjithatë, pasi që Ibra është në vetizolim pasi që u testua pozitiv me Covid-19.

Ish sulmuesi suedez është i njohur si koleksionues veturash. Deri me tani ai ka një Volvo C30 T5, një Volvo C40 T5, një Audi RS6 Avant, një Maserati Gran Turismo dhe një tjetër Porsche 918 Spyder.

Ibra nuk është i panjohur për të tilla dhurata pasi që ai ka blerë edhe makina tjera si dhurata për vetveten në të kaluarën.

Vitin e kaluar, në ditëlindjen e tij të 38-të, ai kishte blerë një nga 499 Ferrari Monza SP2 me edicion të limituar me vlerë 1.5 milionë euro.

Garazha e tij luksoze ka edhe disa modele tjera të Ferrari si: F430 Spider, SP2 Monza dhe një Ferrari Enzo – edhe ky një edicion i limituar me vetëm 400 makina.

Komento: