Kështu po duket Prishtina në orën policore

21:35 | 20 Nëntor 2020

Covid-19, si po duket Prishtina në orën policore.

Këto ditë Prishtinës i është kthyer qetësia në orët e mbrëmjes.

Përhapja e Covid-19 përvec tjerash heshti qytetin më të zhurmshëm në vend.

Në orët e mbrëmjes rrugët e kryeqytetit janë të boshatisura derisa vetëm një javë më parë gjithçka ishte ndryshe.

Kjo është hera e dytë që qyteti po përjeton orë policore. Pandemia që ka ngujuar planetin nuk kurseu vendin tonë që po kalon ditë të vështira.

Komento: