Kështu pritet të duket Barcelona e Xavit me dy transferime në janar

10:57 | 08 Nëntor 2021

Xavi tashmë është trajner i Barcelonës dhe tifozët mezi presin debutimin e tij pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Trajneri spanjoll u largua nga Al Sadd për të marrë drejtimin e skuadrës katalunase, derisa ka kërkuar që të bëhen disa ndryshime në skuadër.

Xavi duhet të kalojë këtë sezon me disa ndryshime të vogla në ekip, duke shpresuar që në verën e ardhshme të ketë disa prurje të reja.

Sipas asaj që raporton MailSport, strategu raportohet se ka kërkuar transferimin e Jules Kounde dhe Raheem Sterlingut.

Me këto dy përforcime, Barcelona do të kishte një pamje tjetër dhe një ekip më sulmues për sezonin 2022/2023.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës nën drejtimin e Xavit: Ter Stegen, Dest, Kounde (Sevilla), Garcia, Alba, De Jong, Busquets, Pedri, Dembele, Sterling (Man City), Aguero.

Komento: