Kështu u prish takimi i Washingtonit

08:47 | 25 Qershor 2020

Si u prish takimi në Washington.

Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, janë të akuzuarit e parë nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Dy protagonistët më me peshë në luftën e fundit – Thaçi si drejtor politik i UÇK-së, e Veseli edhe si pjesëtar i saj, e edhe si shef i Shërbimit Informativ (SHIK) – akuzohen për 100 vr.asje ku përfshihen viktima shqiptarë, serbë, romë dhe kundërshtarë politikë.

Në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar theksohet se më 24 prill të këtij viti është deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë kri.mesh kundër njerëzimit dhe kri.mesh lufte, ndër të cilat: vr.asje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

“Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 nx.asje të paligjshme. Kr.imet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra vikt.ima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale, e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i Specializuar e ka gjykuar të domosdoshme nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të, siç thuhet, përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara.

“Besohet se z.Thaçi dhe z.Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e Ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë. Nëpërmjet këtyre veprimeve, z.Thaçi dhe z.Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi vikt.imat e kri.meve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

E sot Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, i cili tha se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë, i duhet të kthehet që të merret me situatën.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për t’u marrë me situatën. E kam njoftuar ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Hoti.

Komento: