Kështu u votuan në Prizren kandidatët e LDK-së për deputetë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kështu u votuan në Prizren kandidatët e LDK-së për deputetë

22:20 | 09 Tetor 2019

Me 6 tetor në Kosovë janë mbajtur zgjedhje të parakohshme.

Janë publikuar rezultatet nga shumica e qendrave të votimit në komunën e Prizrenit për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare, kandidatja për kryeminsitre, Vjosa Osmani, ka marrë 9051 vota.

Menjëherë pas saj renditet kryetari i degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni, me 5060 vota.

Në listën e më të votuarve hyjnë edhe dy ish-deputetët, Driton Selmanaj me 3179 vota dhe Haxhi Avdyli 3.318, shkruan Gazeta Express.

Pas tij është edhe kandidati Xhavit Ukaj me 3252 vota dhe ish-kandidati i LDK’së për kryetar të Prizrenit dhe ish-deputeti në legjislaturën e 5-të, Hatim Baxhaku, i cili ka marrë 3069 vota.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!