Kessie po e ‘tradhëton’ keq Milanin

15:06 | 12 Tetor 2021

Agjenti i Kessie ofron shërbimet e tij rivalit të Rossonerëve.

Franck Kessie nuk e ka rinovuar kontratën e tij që skadon në fund të këtij sezoni.

Mesfushori po kërkon një rritje të ndjeshme të pagës. Paolo Maldini i ka ofruar 6 milionë euro në sezon dhe asnjë cent më shumë ndërkohë që agjenti i tij po kërkon 8 milionë.

Që situata të përkeqësohet akoma më shumë. mediat italiane kanë mësuar që ai i ka ofruar shërbimet e tij rivalëve të Interit.

Marotta njihet si një nga drejtorët më të shkathët në Serie A dhe transferimi i një emri të tillë me parametra 0 padyshim që do ishte një sukses i madh për të.

Komento: