Këta banorë nuk marrin pjesë në “dasmën” e Kiarës dhe Luizit

23:55 | 01 Shkurt 2023

Si shumë sfida e lojëra të cilat banorët duhet të realizojnë përgjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “BigBrotherVIP Albani”, sonte atyre iu vendos edhe një e tillë.

Ata duhej të arrinin realizimin e organizmit të një dasme tradicionale. Pasi që vendosën rolet, nisën edhe përgatitjet.

Dasma nisi me kurorëzimin e çiftit Kiara dhe Luiz, e më pas me muzikë e atmosferë të përcjellë edhe nga banorët.

Por ajo çfarë bie në sy gjatë kësaj dasme është se “grupi Olta”, apo përkrahësit e Oltës po vazhdojnë të qëndrojnë larg vendit ku po këndohet e vallëzohet.

Vetë Olta, Amosi, Dea, Kristi e disa të tjerë vazhdimisht qëndrojnë të larguar nga Luizi e Kiara.

Pavarësisht kësaj, çifti bashkë me të tjerët po shijojnë atmosferën e dasmës.

Kiara dhe Luizi sonte i dhanë njëri-tjetrit edhe puthjen e parë, atë që Luizi e kishte kërkuar disa herë radhazi nga Kiara.

Komento: