
Babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit kanë vdekur aksidentalisht.
Lajmin e ka bërë të ditur Hajdar Sutaj, kryesues i Kuvendit Komunal të Deçanit me anë të një shkrimi në Facebook.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafaj nga Mazniku.
“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafaj. Zoti ua dhëntë forcën ta përballojnë këtë dhimbje të madhe. Shpirtrat e tyre pushoftë në Xhenet”, ka shkruar Sutaj.
