Këta janë dekanët e rinj të fakulteteve në Universitetin e Prishtinës

16:03 | 23 Prill 2024
keta-jane-dekanet-e-rinj-te-fakulteteve-ne-universitetin-e-prishtines

Sot janë mbajtur zgjedhjet për dekan në njësitë akademike të UP-së, ashtu siç e kishte paraparë statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton Front Online.

Zgjedhjet për dekan në Fakultetet e Universitetit të Prishtinës, u përcollën më shumë zhurmë dhe mospajtime, por në fund ky proces ka përfunduar në shumë njësi prej tyre.

Ndër dekanët e zgjedhur dhe rizgjedhur që kanë fituar numrin e mjaftueshëm në votime janë si vijon:

Dekan i Fakultetit Juridik është rizgjedhur Avni Puka
Dekan i Fakulteti i Filologjisë është zgjedhur Abdullah Rexhepi
Dekan i Fakulteti Filozofik është zgjedhur Bekim Baliqi
Dekan i FEFS është zgjedhur Florian Miftari
Dekan i Fakultet i Arteve është rizgjedhur Hazir Haziri
Dekane e Fakultetit të Arkitekturës është rizgjedhur Violeta Nushi
Dekan i FIEK është rizgjedhur Isak Shabani
Dekan i Fakultetit të Edukimit është rizgjedhur Blerim Saqipi
Dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë është rizgjedhur Florim Grajqevci
Dekan i Fakulteti Ekonomik është rizgjedhur Driton Balaj./Front Online/

Komento: