Këta janë top 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë

16:47 | 11 Korrik 2022

Top 10 emrat dhe mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë.

Në Kosovë ka emra karakteristikë, por janë disa emra të zakonshëm që dominojnë për një kohë relativisht të gjatë, shkruan Express.

Në dhjetor të vitit 2017, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar “Emrat dhe mbiemrat në Kosovë”. Të dhënat në këtë publikim ishin paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë së Kosovës, i kryer në vitin 2011.

Së paku deri në vitin 2018, emri më i zakonshëm nga gjinia femërore në vend ishte emri Fatime. Gjithsej 8 626 persona e kishin këtë emër.

Ndërsa te meshkujt, emri më i shpeshtë dilte emri Bajram.

Sa i përket mbiemrave, Krasniqi rezultonte mbiemri më i shpeshtë në Kosovë me më shumë se 58 199 persona që e mbanin këtë mbiemër.

Komento: