Këta janë tre emrat që mund ta zëvendësojnë Sarrin te Juventusi

15:44 | 08 Gusht 2020

Juventusi ka njoftuar se ka shkarkuar Maurizio Sarrin nga pozita e trajnerit.

Tashmë Zonja e Vjetër është duke shqyrtuar emrin e mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës.

Sipas mediave ndërkombëtare, tre janë emrat kryesorë që mund të ulën në stolin e Juventusit, shkruan Indeksonline.

Zidane, Pochettino dhe Simone Inzagji pëlqehen shumë nga drejtuesit e skuadrës.

Pochettino është i pa punë derisa Zidane dhe Inzaghi janë nën kontratë me Real Madrid respektivisht me Lazion.

Komento: