Këtë numër t ë fanellës zgjodhi Mbappe te Real Madrid, e kishte mbajtur idolli i tij më parë

13:49 | 27 Gusht 2021

Mbappe zgjedh numrin e fanellës te Real Madridi, e kishte mbajtur idolli i tij më parë.

Kylian Mbappe është shumë afër kalimi në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle, Mbappe do të zyrtarizohet së shpejti si futbollisti i Real Madridit, transmeton lajmi.

Oferta e fundit e bërë mbrëmë prej 170 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh thuhet se është pranuar nga PSG.

Madje sipas ‘AS’, tani futbollisti ka zgjedhur numrin që do ta bartë në fanellë tek ‘Mbretërit’.

Bëhet fjalë për numrin 5 të cilin e kishte mbajtur më parë legjenda Zinedine Zidane që njihet edhe si idoll i Mbappes.

Sulmuesi thuhet se dëshiron pikërisht këtë numër që e kishte mbajtur Zidane dhe shpreson që të arrij sukseset që i kishte arritur ai me “Los Blancos” si futbollistë por edhe së fundmi si trajner.

22-vjeçari, prej kohësh kishte shprehur dëshirën e tij të kalonte në Spanjë dhe duket se një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti.

Komento: