Këto dy shtete mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën

12:04 | 04 Korrik 2022

Pas Finlandës, edhe Irlanda mbështet heqjen e vizave për Kosovën

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, ka thënë se shteti i tij e mbështet Kosovën për liberalizim të vizave dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Ai në një konferencë për media pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, tha se shpreson që Kosova të merr liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin ne NATO.

“Irlanda mbështet liberalizimin e vizave. Ne kemi raporte të mira me Britaninë dhe kohë pas kohe kemi vështirësi. Kohëve të fundit janë disa vështirësi por të gjejmë mënyra për të ruajtur paqen edhe në Irlandë dhe sot ne udhëheqim disa institucione evropiane. Këshilli i Evropës është organizatë e rëndësishme për të drejtat e shteteve. Qeveria po kërkon anëtarësim dhe është sigurim për qytetarët që kjo qeveri është serioze për të drejtat e njeriut dhe do të punojmë të sigurojmë një rrugëtim të pranueshëm”, tha Byrne.

Ai përmendi edhe rrugën e vështirë të pajtimit që Republika e Irlandës e pati me Irlandën Veriore.

“Ne në Irlandë e dimë që mund të jetë një rrugë e vështirë për pajtimin. Kërkon durim dhe çdo marrëveshje e paqes ka kompromise për të gjitha anët. Kjo ishte edhe në marrëveshjen që e kemi pasur me Irlandën Veriore. Kemi pasur disa çështje edhe me Kushtetutën e Irlandës Veriore dhe kemi hequr dorë nga disa çështje”, tha Byrne.

Komento: