Këto janë 3 opsionet për kalendarin e Serisë A këtë sezon

12:18 | 18 Mars 2020

Tri opsionet për kalendarin e Serisë A këtë sezon.

Vendimi i së martës për ta shtyrë Kampionatin Evropian nga kjo verë në verën e vitit të ardhshëm ishte lajm i mirë ligat vendore dhe kupat vendore, si Serie A dhe Kupa e Italisë.

Mediumet italiane tani i kanë propozuar tri zgjidhje të mundshme për përfundimin e këtij sezoni, që është ndërprerë shkaku i koronavirusit.

EURO 2020 u bë EURO 2021 të martën dhe ky vendim i zgjidhi disa nga problemet me të cilat po përballet Federatat evropiane të futbollit, pas suspendimit të aktiviteteve sportive shkaku i emergjencës së koronavirusit, transmeton express.

UEFA u ka dhënë ligave vendore kohë t’i përfundojnë sezonet deri më 30 qershor, me shpresën se edicionet aktuale s’do të mbeten në gjysmë.

Deri në fund të këtij sezoni të Serisë A kanë mbetur edhe 12 xhiro, por disa ekipe i kanë edhe nga 13 ndeshje për t’i zhvilluar pasi që disa prej tyre iu ishin shtyrë edhe ndeshjet e xhiros së 25-të.

Të trija opsionet e propozuara nga mediumet italiane për rinisjen dhe përfundimit e sezonit aktual të Serisë A propozojnë që nëntë ndeshje të zhvillohen në fundjavë,ndërsa katër të tjera në mesjavë.

Hipotezat për rinisjen e Serisë A 2019/20:

Hipoteza 1:

Rinisja – 2 maj

Përfundimi – 28 qershor

Hipoteza 2:

Rinisja – 9 maj

Përfundimi – 5 korrik

Hipoteza 3:

Rinisja – 16 maj

Përfundimi – 12 korrik

Hipoteza për Coppa Italia:

Ndeshjet kthyese të fazës gjysmëfinale – 20 dhe 21 maj

Finlja – 18 qershor

Komento: