Këto janë 5 klubet që nuk licencohen për Evropë

18:13 | 02 Korrik 2020

Mësohet se cilat janë 5 klubet që nuk licencohen për Evropë.

Pesë klube të elitës së futbollit shqiptar “mbesin në klasë” referuar licencimit në Kupat e Europës.

Mësohet se Tirana, Kukësi, Laçi, Teuta dhe Partizani e kanë marrë licencën për të qenë pjesë e kompeticioneve të UEFA-s.

Luftëtari, Flamurtari, Vllaznia, Skënderbeu dhe Bylisi nuk janë të gatshme për të qenë pjesë e kompeticioneve europiane.

Pikërisht skuadra ballshiote është ekipi nga i cili mund të ndikohet gara në Kupën e Shqipërisë, por jo vetëm.

Kjo, për faktin se duke qenë garuese në Kupë, si një nga katër ekipet që janë ende në garë, Bylisi mund të presupozohet edhe si fituese e këtij kompeticioni për meritat e saj.

Mirëpo, moslicencimi në Europë bën pastaj që të ketë ndikim edhe gara në kampionat. Duke qenë se Bylisi, si fituese e Kupës, nuk e shfrytëzon dot kualifikimin në kompeticionet e UEFA-s, atëherë bileta e katërt shqiptare i shkon vendit të katërt në kampionat.

Komento: