Këto janë dy arsyet pse Real Madrid hoqi dorë nga Haaland – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këto janë dy arsyet pse Real Madrid hoqi dorë nga Haaland

17:18 | 17 Prill 2020

Haaland është një prej lojtarëve më të kërkur nga skuadrat e mëdha evropiane.

Aktualisht anëtar i Dortmund, Haaland kapte vëmendje qysh me paraqitjet e tij me skuadrën e Salzburg, por edhe me shpresat e Norvegjisë, kur shënonte nëntë gola në një ndeshje.

Lojtari siguroi një kalim nga Salzburg te Dortmund, por në garë për të ishin edhe skuadra si Manchester United, Juventus e Real Madrid.

‘Marca’ zbulon dy arsyet pse Real Madrid nuk kishin nënshkruar me lojtarin gjatë verës së kaluar – ndoshta gabim i madh.

Arsyeja e parë ka të bëjë me stilin e lojës së Haaland. Ai nuk është një lojtar me shumë finesë, por është një lojtar i fortë, robotik. Kjo bëri që skautët e Real Madrid të ishin në dyshim nëse ai do t’ia dilte në ‘Bernabeu’, transmeton lajmi.

Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, Haaland shënonte një gol në 149 minuta lojë. Besohej se lojtari nuk do të ketë kontinuitet.

Megjithatë, karriera e tij ndryshoi kur shënoi nëntë gola në një ndeshje. Më pas, ai shkëlqeu në Ligën e Kampionëve me Salzburg, si dhe mori flakë në ‘Signal Iduna Park’, në ndeshjet e para me Dortmund.

Real Madrid janë skuadra në ‘pole position’ për ta transferuar lojtarin qysh këtë verë, edhe pse ai kaloi te Dortmund gjatë janarit.

Komento: