Këto janë fanellat e reja të Realit

22:15 | 10 Korrik 2020

Tashmë janë zbuluar fanellat e reja të skuadrës së Real Madridit.

Adidas ka bërë një punë të shkëlqyer me fanellat e reja të Real Madrid.

‘Los Blancos’ do të kenë tri fanella tejet të bukura për sezonin e ardhshëm, ku me shumë gjasë luajnë si kampionë në fuqi të Spanjës.

Brendi i madh botëror, Adidas, ka bërë një punë të shkëlqyer në dizejnimin e fanellave të Real Madrid për sezonin tjetër.

Sot, ‘Footyheadlines’ kanë zbuluar tri fanellat e Real Madrid.

Si gjithmonë, fanella vendase do të mbajë ngjyrën e bardhë, kurse në dy të tjerat ka hapësira për lojë me ngjyrat.

Fanella për ndeshjet mysafire do të ketë ngjyrën rozë, kurse fanella e tretë dominohet nga nuancat e zeza.

Më u sjellim tri fanellat e Real Madrid për sezonin e ardhshëm.

Fanellat do të lansohen në treg më vonë gjatë muajit korrik.

Komento: