Këto janë ngjarjet e ditës

08:28 | 04 Dhjetor 2023
keto-jane-ngjarjet-e-dites

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

08:30

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNFPA organizojnë konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

10:15

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) shënon 16 Ditët e Aktivizmit, ku do të adresohet dhuna me bazë gjinore në mesin e azilkërkuesve dhe refugjatëve. Me këtë rast, do të promovohet libri “16 ditët tona të aktivizmit – zëra nga kampet e refugjatëve” me autore Ethel Manyaka – azilkërkuese në Kosovë. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

10:30

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Qendra e Kërkimeve Strategjike Ballkanike (BASAM), organizojnë Forumin ekonomik Kosovë-Turqi. (“Klan Arena”, Prishtinë)11:00

Instituti i Historisë organizon akademi përkujtimore dhe përuruese të veprës së akademik Ali Hadrit “Studime dhe kritikë historiografike”. (Institutit i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë)13:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, shqyrton planin e punës, si dhe mban diskutim për buxhetin për Komisionin. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

14:00

Trupi i Liridona Ademajt rivarroset në fshatin e saj të lindjes. (Varrezat e fshatit Rracaj, Gjakovë)

17:00

Mbahet Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës “Mitrovica Print 2023”. (Galeria e Arteve “Kadri Kadriu”, Mitrovicë beriore)

Komento: