Këto janë simptomat e variantit Omicron: “Lodhje ekstreme” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këto janë simptomat e variantit Omicron: “Lodhje ekstreme”

18:51 | 01 Dhjetor 2021

“Lodhje ekstreme”, këto janë simptomat e variantit Omicron.

Omicron – varianti me emrin e alfabetit grek u zbulua ditë më parë në Afrikën e Jugut. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa pret një valë të katërt korone në javët e ardhshme.

Ndërkohë rastet e variantit të ri Omicron janë konfirmuar në disa vende. Në Holandë 61 vetë e sollën virusin nga Afrika e Jugut, tek 10 prej tyre është diagnostikuar varianti Omicron.

Edhe në Australi, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Izrael, Itali, Kanada, Austri dhe Çeki janë identifikuar raste me Omikron. Shumë vende kanë ashpërsuar masat duke vendosur kufizime udhëtimi. Presidenti i Afrikës së Jugut e kritikoi këtë duke e cilësuar si “diskriminim të padrejtë të vendit tonë dhe vendeve simotra.”

Por cilat janë simptomat që shfaqen tek të infektuarit me Omicron?

Në lidhje me simptomat që tregon varianti i ri, Omicron, drejtuesja e Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut, SAMA dhe mjekja afrikano-jugore Angelique Coetzee u shpreh për agjencinë e lajmeve, AFP se shumë nga pacientët e saj me Omicron tregojnë simptoma të pazakonta, por të lehta. Tek shumica e të prekurve bëhet fjalë për meshkuj nën moshën 40 vjeç që ankohen për “lodhje ekstreme”. Kurse për gazetën britanike “Telegraph”, Coetzee u shpreh me shqetësim, se personat e moshuar me sëmundje të tjera, Omicron mund t’i godasë rëndë.

Simptoma të tjera ishin dhimbje koke e lehtë, dhimbje trupi dhe gërvishtje fyti.

Ajo gjithashtu u shpreh se ndryshe nga varianti Delta, pacientët deri më tani nuk kanë raportuar humbje të shijes apo nuhatjes. Gjithashtu nuk pati rënie të madhe të niveleve të oksigjenit.

Komento: