Këto janë statistikat e pabesueshme në botën e futbollit që duhet t’i dini

13:11 | 24 Mars 2020

Statistikat e pabesueshme në botën e futbollit që duhet t’i dini.

Pasi që janë të vetizoluar shkaku i krizës së shkaktuar nga përhapja e koronavirusit, shumë tifozë të futbollit i kanë shpërndarë disa statistika të futbollistëve e klubeve të futbollit që cilësohen si të pabesueshme.

Nga viti historik i Lionel Messit në 2012-tën te rekordet mbresëlënëse të Jose Mourinhos dhe Manchester Unitedit, këto janë nëntë statistikat e pasbueshme që duhet t’i dini.

1. Lionel Messi i kishte shënuar 91 gola brenda një viti kalendarik, në vitin 2012.

2. Didier Drogba e kishte zakon të shkëlqente në ndeshjet e mëdha. Ai kishte luajtur në 11 finale të Kupave me Chelsean dhe kishte shënuar në dhjetë prej tyre.

3. Roy Hodgson është 127 vjet më i vjetër sesa stadiumi Santiago Bernabeu, por edhe në moshën 72-vjeçare ai po e vazhdon karrierën si trajner.

4. Jose Mourinho shkoi nëntë vjet pa e humbur asnjë ndeshje si vendas, sa ishte trajner i katër klubeve të ndryshme në 150 ndeshje të zhvilluara në shtëpi mes marsit të vitit 2002 dhe prillit të vitit 2011.

5. Manchester Unitedi nuk e ka humbur asnjëherë në histori një ndeshje kur ka qenë duke fituar në Old Trafford në fund të pjesës së parë.

6. Chelsea i kishte pranuar vetëm 15 gola në sezonin 2004/2005, kur u shpall kampion i Premierligës me Jose Mourinhon si trajner.

7. Messi dhe Ronaldo i kanë 869 ditë ditë dallim mes vete në moshë. Edhe dy djemtë e tyre më të mëdhenj kanë pikërisht aq ditë dallim në ditëlindjet e tyre.

8. Manchester Unitedi e ka pasur të paktën një lojtar të nxjerrë nga akademia për mbi 4000 ndeshjet e fundit radhazi.

9. Lojtarët e PSG-së kanë bonuse të çuditshme, për shembull Neymari paguhet 375 mijë euro për t’i duartrokitur tifozët pas ndeshjeve.

Komento: