Këto janë tre fushat që Kurti e Erdogan u dakorduan për ta shtuar bashkëpunimin

22:06 | 03 Shkurt 2023

Tre fushat që Kurti e Erdogan u dakorduan për ta shtuar bashkëpunimin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se ndjehet i nderuar që u prit sot nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan në Stamboll.

Kurti përmes një cicërime në Twitter tha se e falënderoi Erdoganin për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite.

Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë në fushën e investimeve, tregtisë dhe sigurisë.

“I nderuar që u prita nga Presidenti@RTerdogan sot në Stamboll. E falënderova për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite. Ne ramë dakord që të intensifikojmë më tej bashkëpunimin tonë, veçanërisht në fushat e investimeve, tregtisë dhe sigurisë”, shkroi Kurti.

Komento: