Këto komuna kanë numrin me të madh të të infekurave me covid-19 në 24 orët e fundit

15:18 | 06 Gusht 2020

Në Kosovë po vazhdon të rritet numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga covid-19.

Nga 475 teste, 195 persona kanë rezultuar të infektuar me covid-19, ndërsa janë shëruar 134.

Kurse brenda një dite me fatalitet kanë përfunduar 16 persona, përcjell ORAinfo.

Komuna e Prishtinës edhe në 24 orët e fundit prinë me numrin me të madh të personave të infektuar, e pasuar nga Peja.

Me posh e gjeni të plotë raportin e IKSHPK-së për situatën me covid-19 në 24 orët e fundit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Kaçanik 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj. /ORAinfo/

Komento: