Këto temperatura na presin ditën e Kurban Bajramit

17:33 | 30 Korrik 2020

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme.

Në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm por i nxehtë.

Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i motit, në pjesën e dytë të ditës pritet që vende-vende të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten për 7-9 gradë më të ulëta se në lartësitë mesatare.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s, në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës parashihet të lëvizë deri 11m.

Komento: